Lajme

​Godfrey për dialogun: Çdo marrëveshje kërkon kompromis nga të dyja palët

08/10/2021 20:52
nga:M K

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, tha se çdo marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë një kompromis nga të dyja palët.

“Ne të gjithë jemi dakord se duhet të ketë një dialog produktiv midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se njerëzit nuk mund të vijnë në tryezë me kërkesa pa qenë gati për kompromis.

Çdo marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë një kompromis nga të dyja palët dhe duhet të ketë gatishmëri reciproke për bisedime. SHBA mbështet dialogun me ndihmën e Bashkimit Evropian. Ne presim që të shkojë në drejtimin që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë përparim në rrugën e tyre drejt BE-së,” tha Godfrey për mediumin serb 021.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë në qershor për të diskutuar normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, por rezultati i vetëm ishte që bisedimet të vazhdonin.