Lajme

‘​Gastronomia’, plani operativ që u realizua në Ferizaj – Kontrollohen 53 lokale

08/09/2021 16:57
nga:M K

Policia e Kosovës në Ferizaj në në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, Isnpektorët e kësaj komune, ku janë shqiptuar dhjetëra fletparaqitje.

Sipas policisë, plani u realizua për mosrespektim të masave dhe mosrespektim të orarit.

Policia thotë se të premtën kanë kontrolluar 53 lokale.

“Nga policia, për mos respektim të masave dhe mos respektim të orarit: janë shqiptuar , 7 fletparaqitje, nga ATK, janë shqiptuar, 4 fletëparaqitje, nga Inspektorët komunal , 2 fletëparaqitje.

E shtune; lokale të kontrolluara 40, nga policia për mosrespektim të masave dhe mosrespektim të orarit 5 fletparaqitje , 2 fletëparaqitje për vozitje nën ndikim të alkoolit dhe një rast i inicuar ‘’Prishje e rendit dhe qetësisë publike’’. Nga ATK, janë shqiptuar, 8 fletëparaqitje.

Angazhimet policore janë duke vazhduar në bashkërendim dhe koordinim edhe me mekanizmat tjerë ndër-institucional, ku i gjithë ky angazhim ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të këtyre masave. Policia me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave, do të shtojë kontrollet në lokalet e gastronomisë etj”, thuhet në njoftim.