Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet në ring me 20 nëntor.
Florian Marku ka konfirmuar në rrjetin e tij social, Facebook para disa javësh se do të ngjitet sërish në ring me 20 nëntor, shkruan GazetaBlic Sport.
Meçi i tij i radhës do të zhvillohet në Londër dhe do të transmetohet nga Sky Sports.E sonte, është njoftuar edhe kundërshtari i ri i tij.
Marku me 20 nëntor do të përballet me Jorick Luisetto. Ai ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me K.O dhe ka humbur 2.
‘Albanian King’ ka paralajmëruar përmes Facebook kundërshtarin e tij se ai do të përballet me një ‘kafshë’.
“Përshëndetje Jorick Luisetto, e kam një mesazh për ju. Duhet të jesh i frikësuar, do ta shohësh këtë më 20 nëntor se çfarë luftëtari jam unë. Do të shohësh gunga në kokën tënde. Do të shohësh një “kafshë” ndryshe. Ju jeni përballur me shumë kundërshtarë në jetën tuaj, por jo me dikë sikur unë. Do ta shohësh”, ka thënë Marku në mesazhin e tij.


