Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.
Tirana Airport Partners, kompania që menaxhon aeroportin bën të ditur se 12 mijë pasagjerë udhëtojnë aktualisht në ditë nga TIA.
Për t’ju përgjigjur fluksit në rritje të pasagjerëve, TIA bën të ditur se janë shtuar fluturimet.
“Rreth 45 fluturime numërohen çdo ditë këtë fundvit”, bën të ditur TIA.
Në vitin 2021 po ashtu janë shtuar edhe destinacionet.
Nga 31 destinacione që operohej në vitin 2019, pasi viti 2020 për shkak të pandemisë pati kufizime, në vitin 2021 është operuar në 49 destinacione./Atsh