Njësia policore ka ndaluar një veturë te rrethi i Çagllavicës në Prishtinë, ku ngasësi i veturës ka qenë në ndikim të alkoolit.
Rasti ka ndodhur dje. Në vendngjarje e dyshuara femër kosovare ka sulmuar njërin nga zyrtarët duke e goditur në dorë, duke ia hedhur telefonin në tokë.
Është tentuar që t’i bëhet alkotesti të dyshuarës, mirëpo e njëjta ka refuzuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.