Lajme

​Eman Rrahmani: Marshi në solidaritet me popullin palestinez nuk dëmton raportet me Izraelin

05/14/2021 13:18
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani derisa ka marrë pjesë më marshin në solidaritet me popullin palestinez që u mbajt në Prishtinë, tha se është këtu për të mbrojtur të drejtën e njerëzve të pafajshëm që po vriten në Palestinë, teksa ka shtuar se marshi i sotëm nuk mund të dëmtojë raportet e Kosovës me Izraelin.

Ai bëri të ditur se marshit të sotëm i është bashkuar në cilësinë e deputetit dhe të qytetarit të Republikës të Kosovës.

“Ishim këtu më iu bashkangjit një marshi qytetar në shenjë solidariteti me popullin e Paslestinës, në mbështetje të tyre… Prezenca ime këtu e jep një mesazh cilin duhej të ishte qëndrimi i gjithsecilit në këtë pikë… ne këtu nuk jemi as kundër Izraelit as kundër askujt, por jemi në mbrojtje të fëmijëve dhe të grave që po vriten në Palestinë e kudo tjetër në botë”, tha ai.