Lajme

​Dita e Presidentit, Osmani nderon Rugovën

05/23/2021 21:48
nga:M K

Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë një sërë aktivitetesh.

Presidentja Osmani së bashku me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga do të vendosin lule te shtatorja e Ibrahim Rugovës, në orën 09:00.

Ndërsa në orën 11:00, Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.

Në orën 13:00, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

LEXO EDHE:

U shkarkua nga pozita e ambasadorit, Gjergj Dedaj “ateron” në Tiranë