Lajme

​Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së

05/19/2021 16:50
nga:M K

Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e presidencës thuhet se anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).

Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

LEXO EDHE:

Zhvillime në degën e VV-së në Gjilan, jep dorëheqje nga të gjitha funksionet kryetari, Nevzad Isufi