Lajme

​Belgjikë, spitalet në limitet e kapaciteteve në kujdesin intensiv

04/24/2021 21:44
nga:M K

Mjekë të rraskapitur, vështirësi pritjeje për djegiet e rënda apo aksidentet rrugore, Ministria belge e Shëndetësisë ngriti sot alarmin për mbingarkesën e njësive të kujdesit intensiv në spitale, në sfondin e presionit për të lehtësuar më tej kufizimet antiCOVID-19.

Paralajmërimi, i shoqëruar me një thirrje për popullatën për të respektuar me barrierat mbrojtëse dhe kufizimet e grumbullimeve, vjen në një kohë kur sektori kulturor po bëhet i paduruar për të mirëpritur publikun përsëri duke respektuar distancat.

“Në spitale, personeli i kujdesit intensiv është i rraskapitur, përtej kufijve të tyre”, theksoi Marcel Van der Auwera, një zyrtar i ministrisë, gjatë konferencës dy-javore të autoriteteve mbi krizën.

Ai iu referua mjekëve të mobilizuar në 130%” për një muaj dhe ndoshta akoma për dy ose edhe tre javë, vala e tretë e pandemisë që duket se po shtrihet në kohë më shumë se dy të parat.

Belgjika numëron rreth 2 000 shtretër të kujdesit intensiv dhe rreth 900 prej tyre janë aktualisht të zënë nga pacientë me COVID-19, një shifër e pandryshuar që prej dy javësh, gjë që ka reduktuar ndjeshëm kapacitetin e pritjes për sëmundje të tjera që kanë nevojë për këtë kujdes me mbikëqyrje të përhershme.

“Gjermania, me kërkesë të Belgjikës, edhe një herë u shpreh e gatshme për të marrë pacientë belg në spitalet e saj”, sipas zyrtarit.

“Është e pamundur të harrosh imazhet e spitaleve italiane në vitin 2020 (me pacientë me barella në korridore). Ne po bëjmë gjithçka për ta shmangur atë por nuk jemi larg këtij lloji të skenarit në spitalet tona”, theksoi Van der Auwera.

LEXO EDHE:

E rëndë – Viktima nga rasti në Pejë u qëllua për vdekje në prani të gruas dhe fëmijëve