Lajme

​Basha takon ambasadorin Bucci: Me Italinë na lidh e kaluara dhe e ardhmja në BE

10/19/2021 21:38
nga:M K

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Basha tha se me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara por dhe e ardhmja për t’i parë popujt tanë më të bashkuar brenda BE-së.

“Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së”, tha ai./Atsh