Lajme

​Arrestohet për dhunë në familje

10/28/2021 14:40
nga:M K

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar sot një 51-vjeçar nën dyshimet për dhunë në familje.

Arrestimi ka ardhur pas dyshimeve se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit I. S., është iniciuar rast për veprën penale dhunë në familje.

Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë.