Lajme

​Arrestohet një person në Gjakovë për një vrasje në vitin 2000

08/27/2021 19:55
nga:M K

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se, më 26 gusht 2021, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.

“Linçime ndaj avokatëve të Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut”, reagon OAK