Lajme

​Arrestohet një i ri në Prizren

09/30/2021 09:12
nga:M K

Sh.Q i lindur në 2002-tën është arrestuar me dyshimin e mbajtjes së armëve pa leje.

Policia ka treguar se i dyshuari është arrestuar në rrugën “Ankara” në Prizren.

“Në rrugën ‘Ankara’ në Prizren, njësi të hetimeve duke qenë në zbatim të masave në kontroll të automjeteve, kanë ndaluar një automjet të tipit BMW, gjatë kontrollimit zyrtarët policor kanë gjetur në posedim të drejtuesit të automjetit një armë të tipit revole, modeli KUZEY/911, së bashku më një karikator.

Ndaj të dyshimtit SH.Q, mashkull/ Kosovar, i lindur në vitin 2002, zyrtarët policor kanë filluar hetimet për posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt hetimore.