Dy persona janë arrestuar në rajonin e Kamenicës pasi dyshohet të kenë kryer veprën penale import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e ameve apo materieve plasëse.
Policia kufitare sot rreth orës 15:20 në Pikën kufitare Dheu i Bardhë ka ndaluar një veturë që vinte nga drejtimi i Serbisë për në Kosovë, ku gjatë kontrollit janë gjetur 75 copë fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12/70, për të cilët drejtuesi i automjetit Q.S. (1999) nuk posedonte leje dhe nuk i kishte deklaruar se i kishte në veturë.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e ameve apo materieve plasëse dhe të kryhet kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në Karaçevë të Epërme-Kamenicë, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e gjuetisë, 47 copë fishekë dhe një armë e ftoftë (thikë/bajonetë).
Policia me këtë rast ka intervistuar edhe një të dyshuar të dytë A.S. (1972), për përfshirje në veprën penale import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e ameve apo materieve plasëse. Me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.