Lajme

​99 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

08/04/2021 18:31
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3599 testime, nga të cilat 99 persona kanë rezultuar pozitivë.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 23 persona.

26 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 12 në Elbasan, 8 Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 133.310 raste, prej tyre 130.314 janë shëruar, 539 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.457 pacientë.

Rritja e rasteve me “Delta”, pulmologu kosovar: Veç vaksinimi parandalon hospitalizimin!