Lajme

​8 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

12/08/2021 19:01
nga:Y I

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar tetë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 6 viktima, që kanë ndërruar jetë brenda periudhës 15.11.2021 deri 04.12.2021.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3.285 testime nga të cilat pozitivë me koronavirus kanë dalë 419 persona, prej tyre më së shumti në Shkup- 188. Në të njëjtën periudhë janë shëruar 211 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 218.194 raste, prej të cilëve 204.685 janë shëruar, ndërsa 7.688 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 5.821 raste aktive me COVID-19.

 

Makina bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçar