Lajme

​510 raste aktive me Covid-19 në Koosovë

10/22/2021 07:55
nga:Y I

Aktualisht në Kosovë janë 510 raste aktive me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit bëri të ditur se asnjë qytetarë nuk ka vdekur si shkak i infektimit me koronavirus, ndërsa 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.

Ndërsa, deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.