Lajme

​328 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

11/11/2021 12:24
nga:M K

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 328 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Sipas Policisë, janë shqiptuar edhe 1702 tiketa trafiku.

Ndërkohë, kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 35 aksidente trafiku me dëme materiale.

Në spitalin e Pejës po trajtohen katër pacientë me COVID 19, të gjithë të pa vaksinuar