Lajme

​242 pacientë nga COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

10/01/2021 12:16
nga:M K

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 242 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit të datës 1 tetor nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 242 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 172 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 23 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 50 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)22 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 51 pacientë

Spitali i Gjilanit, 15 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19 pacientë