Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 4.072 teste të kryera janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 309 vetëm në Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 891 pacientë, transmeton Alsat.
Ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur 17 pacientë. Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 187.622 raste, prej të cilëve 168.700 janë shëruar dhe 6.489 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 12.433 raste me virusin korona.