Ronald Koeman foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes midis Barcelonës dhe Dynamo Kiev.
Barcelona dhe Dynamo Kiev takohen nesër në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Për të ardhmen e tij, trajneri tha: “Askush nuk ka paqen e mendjes kur është trajner, sepse gjithçka varet nga rezultatet. Dhe ne jemi në një vend ku gjërat janë edhe më të ekzagjeruara”.
Prej disa kohësh, kujtojmë, ka pasur zëra për një shkarkim të tij, me Xavi si një zëvendësues të mundshëm.
Sidoqoftë, pak para pushimit ndërkombëtar, Presidenti Joan Laporta donte të riafirmonte besimin e tij tek holandezi.
/GazetaBlic Sport


