Revista prestigjioze Forbes ka shkruar për pesë bukuri mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhet vizituar, e që në mesin e tyre është edhe Valbona.
Me këtë shkrim e ka nisur ditën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka ndarë edhe një pjesë nga shkrimi.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES ?dhe me këtë shkrim nga prestigjiozia Forbes, që e rendit Valbonën mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar, ju uroj një ditë mbarë?
Sipas Forbes
“…Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebuj, që të gjithë e quajnë këtë park shtëpinë e tyre”