Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një dalje “live” në Facebook, tha se rritja e rasteve të reja me COVID është pasojë e festës dhe mungesës së plotë të shtrëngimeve, pa harruar variantin Omicron që tha se përhapet më shpejtë.
“Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme. 107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin”, tha Rama.
Ditën e djeshme, në Shqipëri pati 801 raste me COVID, ndërsa sot u raportuar për mbi 1200 raste dhe 4 të vdekur.
‘Shpërthen’ Covid në Shqipëri: Regjistrohen 1236 raste të reja në 24 orët e fundit