Lajme

​5 raste të dhunës në familje brenda një dite

06/12/2021 11:06
nga:M K

Dhuna në familjet kosovare vazhdon të jetë shqetësuese. Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, e ku cak kanë qenë gratë.

Rastet kanë ndodhur në 5 qytete të ndryshme të vendit.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës për dhunën në familje:

Prishtinë 10.06.2021 – 22:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur që të ketë trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet.

Podujevë (NN) 11.06.2021-13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare dhe vëllain e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan 11.06.2021-23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Prizren 11.06.2021 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 11.06.2021 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet. Rasti vazhdon të hetohet.

LEXO EDHE:

Po kërkohet nga Policia e Kosovës, personi në fjalë shfaqet në televizionin kosovar