Lajme

Zeqiri flet për Gazeta Blic: I duket e pakuptimtë tërheqja e Qeverisë dhe tregon se si do të veprojë

07/12/2023 13:09
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Zubin Potukut nga radhët e Partisë Demokratike, Izmi Zeqiri në një prononcim për Gazeta Blic ka folur rreth marrëveshjes për deeskalim që është arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në vjeshtë.

Zeqiri duke folur rreth tërheqjes së qeverisë, u shpreh se nuk e sheh të duhurën por e gjithë përgjëgjsia sipas tij, i takon qeverisë.

“Po tash nuk është se po e shoh të duhurën, mirëpo megjithatë përgjegjsia është e qeverisë, ne skemi këtu çka. Kjo tërheqje është e pakuptimtë për mua”, shtoi ai për Gazeta Blic.

Tutje Zeqiri potencoi se do ti përfillin të gjitha proceduart ligjore.

“Ne do t’i përfillim çdo procedurë ligjore, nuk është ajo ndonjë problem, çfardo që është e ligjshme ne e përfillim”, tha ai për Gazeta Blic.

“Audio-incizimet” / Albulena Haxhiu e mbron Kusari-Lilën: Nuk i është bindur asnjë urdhri të Listës Serbe