Lajme

Zyrtarja e LDK-së: Ja sa pagoi Vetëvendosje, për ta nxjerrë në sondazhe partinë e parë në vend!

03/21/2017 14:27
nga:Gazeta Blic

Zyrtarja për informim në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nete Bejta ka reaguar pas publikimit të sondazhit të fundit nga partia e drejtuar nga Visar Ymeri, e cila e nxjerrë këtë parti të parën në vend.

Ajo në një shënim ën Facebook tha se kjo parti ka paguar 1600 euro për këto sondazhe, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë i saj:

Organizata Omnibus për matjet opinionit publik është paguar me 1 mijë e 600 euro nga Vetëvendosje. Organizata Omnibus vepron në Kosovë me biznese të ndryshme dhe ortakëri gjitashtu të ndryshme përfshirë këtu edhe bizneset e lidhura me udhëheqësit e Komunës së Prishtinës.

Uliks Osmani ( burri i Arlinda Osmanit) është pronar i UBO Consulting apo sondazheve me tendera përveq kësaj është mik dhe rregullon leje së bashku me Ilir Gjinollin , mikun e Shpend Ahmetit. Ilir Gjinolli dhe Arlinda Osmani (gruaja e pronarit të UBO) dy pronarët e Studios së Arkitekturës Urban Plus e cila studio vazhdimisht shpërblehet me tender nga Komuna e Prishtinës.

“Matja e opinoneve ” është veqse një kthim i shumë favoreve.

08/13/2020 15:38

Xhavit Haliti tha se kanë kontakte me LDK për koalicion të ri, vjen reagimi nga deputeti i partisë së Isa Mustafës