Sporti

Zyrtarizohet një tjetër largim: Gavazaj ndërpret bashkëpunimin me Kukësin

09/28/2020 15:42
nga:Lorik J

Kukësi ditën e sotme ka zyrtarizuar një tjetër largim.

Bëhet fjalë për Enis Gavazajn i cili kishte kontratë deri verën e ardhshme, por palët ranë dakord për t’u ndarë pa nisur ende kampionati.

“Enis Gavazaj nuk është më pjesë e Kukësit! Sulmuesi nga Prizreni ka mbyllur sot aventurën e tij me skuadrën tonë. Presidenti i klubit dhe sulmuesi Gavazaj kanë pasur një takim me njëri-tjetrin dhe më pas kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.

Kontrata e Gavazajt përfundonte verën e ardhshme, megjithatë palët kanë shtrënguar duart duke ndërprerë kontratën parakohe.

Klubi i Kukësit e falënderon Enis Gavazajn për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Enis”, shkruan Kukësi.