Lajme

Zyrtari i PDK-së: Molliqaj është kryebanditi i organizimeve kriminale të Vetëvendosjes

07/25/2017 18:46
nga:A. R.

Ministri i PDK-së, Blerand Stavileci, duke folur për Komunën e Prishtinës ka thënë se për shkak të paralizës institucionale nga vetë Lëvizja Vetëvendosje, në opinionin publik nuk janë trajtuar keqpërdorimet që janë bërë prej tyre në Komunën e Prishtinës, që identifikohen edhe në raportet e auditorit.

“Kemi pasur punësim të paligjshëm në Komunën e Prishtinës, punësim partiak, që i kanë kushtuar buxhetit mbi 2.5 milionë euro”, ka thënë ai.

Stavileci ka thënë se aty janë punësuar përplot militantë të sekretariatit të Dardan Molliqajt, i cili me listë i ka dërguar militantë Shpend Ahmetit.

“Ai është kryebanditi i krejt organizimeve të dhunshme dhe kriminale të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Stavileci.

12/05/2017 18:48

PDK nuk heqë dorë nga Prizreni, kjo është shpresa e tyre e fundit