Lajme

Zyrtari i NATO-s: Qëndrimi i KFOR-it në Kosovë varet nga politika

05/14/2018 15:27
nga:M H

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, duke folur për kohëzgjatjen e misionit të KFOR-it në Kosovë, është shprehur se një gjë e tillë është shumë e rëndësishme për  sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Paoli Ali,  Kosovës i duhet siguri dhe stabilitet, ndërsa NATO dhe KFOR-i janë pjesë e këtij stabiliteti, mirëpo ai ka shtuar se përsëri zgjidhja më e mirë e mundshme siç thotë ai, është ajo politike, transmeton lajmi.net.

“Kosovës i duhet siguri dhe stabilitet, NATO dhe KFOR-i janë pjesë e stabilitetit, ata i mbrojnë pjesëtarët e të gjitha komuniteteve. Është shumë e rëndësishme që problemi i Kosovës të zgjidhet politikisht, por tani për tani ne duhet të garantojmë siguri në vend, dhe për këtë KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq sa të jetë e nevojshme”, deklaroi Paolo Ali.

Duke folur më tej, Paolo Ali shtoi se nuk mund të flitet ende se sa ky NATO mund të qëndrojë në Kosovë, sepse e gjithë  kjo varet nga gjendja politike dhe zgjidhja e saj.

“Nuk mund të themi se sa mund të marrë kohë zgjidhja e situatës politike në vend, ose se sa gjatë mund të shkojë deri në rikuperimin e stabilitetit dhe sigurisë, ndoshta disa vite, ndoshta më gjatë”, përfundoi Ali.

Ndryshe, pikërisht mbrëmë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte ankuar se nga bombardimet e NATO-s më 1999, po pësojnë ende popullata serbe, nga siç tha ai ndikimi i uraniumit të varfëruar.

 

 

10/22/2018 16:49

Vulin: Kjo është arsyeja pse Serbia nuk mund ta pranojë Ushtrinë e Kosovës