Lajme

Zyrtari i LDK-së ia kujton të “pandershmëve” se Kosharen e bëri FARK-u

04/09/2018 19:51
nga:Q F

Beteja heroike e Koshares u karakterizua që nga fillimi me dilemat se kush e nisi, dhe tendencat për ti marr meritat dy taboret e atëhershme politike e ushtarake.

FARK-ut, që udhëhiqej nga LDK-ja dhe pjesës tjetër të  ushtarëve të UÇK-së.

Zyrtari i LDK-së Bajram Gecaj mu për këtë gjë ka shkruar sot në facebook.

Gecaj ka thënë se kjo betejë u organizua nga FARK, dhe kushdo që tenton të marrë meritat e saj është i pandershëm

“Beteja e Koshares ishte planifikuar dhe organizuar në mënyrë profesionale nga ana e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). Çdo tentim për përvetësim, mohim apo shtrembërim të kësaj historie është i pandershëm. Ata që ndërruan anë, u qoftë rruga e mbarë!” ka thënë Gecaj.

Sot në Koshare ishin të gjithë krerët politik përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, i cili deri vonë nuk kishte shkuar në vendbetejën e Koshares./GazetaBlic/