Lajme

Zyrtari i VV-së: Zyrtarë të NATO-s i’a dhanë Kurtit marrëveshjen e fshehtë të Thaçit

02/26/2020 19:15
nga:Norë Kelmendi

Zyrtari për medie i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se zyrtarë të NATO-s, janë ata që ia kanë dhënë letër-marrëveshjen e fshehtë të presidentit Thaçi, Kurtit.

“Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Ka shkelur kushtetutën. Ka rrezikuar territorin. Ai duhet hetuar dhe duhet të vihet para përgjegjësisë”, tha Manxhuka.

Shkrimi i plotë:

Nuk është e vërtetë ajo që thotë PDK-ja dhe avokatët e Thaçit se “respektimi i ligjit dhe i kushtetutës është sulm ndaj NATO-s”. Përkundrazi. Janë partnerët ndërkombëtarë që kërkojnë forcimin e ligjit në Kosovë, dhe janë zyrtarët e NATO-s ata që ia kanë dhënë letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit kryeministrit Kurti.

Shërbëtorët e projektit ruso-serb për ndarjen e Kosovës nuk kanë moral kur akuzojnë për antiamerikanizëm. Qeveria Kurti do të jetë e para që do të përparojë marrëdhënien me SHBA e NATO në të mirë të gjithë Kosovës, e jo thjesht në të mirë të pak njerëzve hipokritë.

Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Ka shkelur kushtetutën. Ka rrezikuar territorin. Ai duhet hetuar dhe duhet të vihet para përgjegjësisë.

Nuk është e vërtetë ajo që thotë PDK-ja dhe avokatët e Thaçit se “respektimi i ligjit dhe i kushtetutës është sulm ndaj…

Publiée par Arlind Manxhuka sur Mercredi 26 février 2020

03/29/2020 14:58

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV