Lajme

“Zyrtari i VV-së u kap me 12 mijë euro ryshfet” – PDK reagon ashpër

09/30/2020 20:31
nga:Sh Xh

Dega e PDK-së në Prishtinë ka reaguar me një komunikatë pas arrestimit në flagrancë të një inspektori të Komunës së Prishtinës.

Inspektori ishte zënë duke marrë ryshfet, ndërkohë PDK e cilëson si aktivist të VV’së derisa edhe medie të tjera kanë raportuar se i dyshuari është anëtar i VV’së.

“Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, shpreh shqetësimin e thellë pas veprës skandaloze korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gafurr V. Rexha”, thuhet në reagim.

“Arrestimi i inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr V. Rexha, i cili ishte punësuar në kohën e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje ku edhe tani vazhdon të jetë naëtar i këtij subjekti, është dëshmira më e mirë se morali dhe patriotizmi i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje po përfundon në korrupsion dhe shpërdorim të detyrave zyrtare”, përfundon reagimi.

Ky është reagimi i tyre i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës
Dega në Prishtinë
30 shtator 2020

Reagim

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, shpreh shqetësimin e thellë pas veprës skandaloze korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gafurr V. Rexha.

Arrestimi i inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr V. Rexha, i cili ishte punësuar në kohën e qeverisjes Lëvizjes Vetëvendosje ku edhe tani vazhdon të jetë anëtar i këtij subjekti, është dëshmia më e mirë se morali dhe patriotizmi i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje po përfundon në korrupsion dhe shpërdorim të detyrave zyrtare.

Gafurr V. Rexha, inspektori i arrestuar dje, për korrupsion, nga Policia e Kosovës, duke marr 12 mijë euro nga një ndërtues në Prishtinë, ishte arrestuar edhe një vit më parë për vepra të tilla si dyshim për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Shembujt e tillë korruptiv tregojnë më së miri arsyen e degradimit me ndërtime të egra në Komunën e Prishtinës si në qeverisjen e LDK-së ashtu edhe në atë të LVV.

Përgëzojmë denoncimin e këtij rasti nga pala e dëmtuar dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës të denoncojnë veprimet korruptive dhe veprimeve të paligjshme të zyrtarëve të komunës.

Komuna e Prishtinës nuk mund të sillen si të verbër para veprimeve abuzive dhe korruptive të zyrtareve të saj.

I bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës të marrin masat ligjore për rastin në fjalë, ndërsa organet e drejtësisë që të vënë drejtësinë në vend.

Me nderime,
Dega e PDK-së në Prishtinë