Lajme

Zyrtari i VV-së: Që plani i Thaçit për pengimin e qeverisë të mos mbijetojë, duhet vendosmëria e LDK-së për koalicion

01/20/2020 11:46
nga:B. D

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike që të merren vesh sa më shpejtë për koalicion.

Anëtari i kryesisë së LV-së, Arbër Zaimi ka shkruar në Facebook se nuk duan krizë institucionale dhe as vonim të buxhetit, që nënkupton se shumë familje do të mbeteshin pa të ardhura.

Mirëpo, ai shton se Vetëvendosje nuk mund të presë pafundësisht.

Zaimi thotë se gjatë dy javëve LV do të vazhdojë të kërkojë koalicion me partinë e Isa Mustafës, në mënyrë që të pengohet plani i presidentit Hashim Thaçi për të penguar qeverinë LV – LDK.

“Por, që plani i Thaçit të mos mbijetojë, duhet edhe vendosmëria e LDK-së për koalicion me Lëvizjen. Vetëm dy javë kohë ka”, ka thënë ai.

Lëvizja nuk dëshiron krizë institucionale dhe as vonim të buxhetit, që nënkupton se shumë familje do të mbeteshin pa të…

Publiée par Arbër Zaimi sur Lundi 20 janvier 2020

03/22/2020 21:14

‘Lajmërohet’ edhe Arbër Zaimi i Vetëvendosjes: Mjaft më me lajme të rreme, mjaft në me mocione të pakuptimta