Lajme

Zyrtari i VV-së e konfirmon, VV në Kuvend do të ketë 32 deputetë

11/05/2019 22:48
nga:B. D

Anëtari i KQZ-së nga VV, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook ka lënë të kuptohet se nga numërimi i votave të diasporës, Vetëvendosjes i shtohet edhe një deputet në këtë legjislaturë, shkruan GazetaBlic.

Ai në Facebook ka shkruar numrin 32 duke nënkuptuar se ky subjekt politik në këtë legjislaturë do të ketë 32 deputetë, kjo erdhi pas përfundimit të procesit të numërimit prej afro 1800 zarfeve me vota nga diaspora.

Në KQZ u numëruan 1992 vota, ndërsa e para doli Lëvizja Vetëvendosje me 1154.

32❤

Publiée par Adnan Rrustemi sur Mardi 5 novembre 2019

Ai më pas ka postuar edhe një fotografi ku shihej bashkë me komisionerët e Lëvizjes duke iu gëzuar këtij rezultati.

Mission completed

Publiée par Adnan Rrustemi sur Mardi 5 novembre 2019

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…