Lajme

Zyrtari i VV-së akuzon Hazirin: PDK e vetme nuk do mundte të kapte shtetin, pa pasur njerëz në parti relevante

11/03/2019 22:44
nga:B. D

Reagimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) ndaj deklaratave të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, janë duke vazhduar, shkruan GazetaBlic.

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Avni Zogiani, përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me deklaratat e Hazirit ku ka akuzuar atë duke thënë se PDK-ja nuk do mundte ta kapte shtetin në këtë shkallë po të mos kishte pasur njerëz në partitë e ndryshme, kështu duke iu referuar Hazirit si njeri i PDK-së.

“Ne fund te fundit, PDK-ja e vetme kurrë s’do kishte mundur ta kapte shtetin ne shkalle kaq flagrante, pa pasë njerëz neper parti relevante!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ne fund te fundit, PDK-ja e vetme kurre s'do kishte mundur ta kapte shtetin ne shkalle kaq flagrante, pa pase njerez neper parti relevante!

Publiée par Avni Zogiani sur Dimanche 3 novembre 2019

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…