Lajme

Zyrtari i PDK-së: VV nuk ka gatishmëri të formoj Qeverinë me LDK-në, po ankohet që të vonohet certifikimi i rezultateve

11/25/2019 14:55
nga:B. D

Anëtari i KQZ-së nga PDK, Ilir Gashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) se nuk është e gatshme të formoj Qeverinë me LDK-në, shkruan GazetaBlic.

Gashi ka thënë se VV-ja po ngurron të bashkëpunoj me LDK-në dhe këtë po e shpërfaq duke manipuluar votat që kanë ardhur nga diaspora.

Ai ka thënë se VV-ja po bënë ankesa në mënyrë që të vonohet certifikimi i rezultateve.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e tij të plotë:

Se Vetëvendosje nuk ka gatishmëri të formojë Qeverinë me LDK-në, kjo po shpërfaqet qartë në skenarët e saj përmes manipulimit të votave nga diaspora.

Vetëm me qëllim të vonimit të certifikimit të rezultatateve, Vetëvendosje ka bërë ankesë për pakot që janë pranuar për shkatrrim dhe jo numrim! Këto pako janë:

1). Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare;

2). Pako që janë të destinuara për procedurën e shkatërrimit-asgjësimit të materialit zgjedhor dhe

3).Në fakt, si material “sensitiv” është perdorur jashtë çdo procedure, pa mbikqyrje, pa informim dhe pa përcjellje të policisë!

Ato n’fakt nuk janë as material sensitiv, dhe për KQZ-në, jan të papërdorshme!

Se Vetëvendosje nuk ka gatishmëri të formojë Qeverinë me LDK-në, kjo po shpërfaqet qartë në skenarët e saj përmes…

Publiée par Ilir Gashi sur Lundi 25 novembre 2019

11/25/2019 13:48

Certifikimi i rezultatit zgjedhor, i varur nga ankesat e partive politike