Lajme

Zyrtari i PDK: Pa njohjen nga Serbia, Kosova s’mund të jetë pjesë e mini-shengenit

11/24/2019 09:52
nga:B. D

Ish-komandanti i luftës së Koshares dhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka komentuar nismën e vendeve fqinje për formimin e një platforme të quajtur Mini-shengen.

Ai këtë ide po e konsideron të rrezikshme dhe në dëm të Kosovës.

“Tendenca për të krijuar union të rinj shtetesh që po e quajnë tani mini-shengen, janë një revansh ndaj mbylljes që e deklaroi presidenti francez Macron. Shtetet nismëtare të këtij mini-shengeni duke dështuar të përmbushin obligimet standardet me të cilat mund të jenë pjesë e Evropës hapën një temë të re tash të krijimit të një mini-shengeni i cili do të përfshinte vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën”, thotë ai.

Berisha thotë se pa njohjen nga Serbia, përfaqësimi i Kosovës në këtë platformë është e pamundur dhe për këtë po e fajëson edhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

“Kosova dhe Serbia ta rregullojnë raportin shtetëror në mes vete pra Serbia duhet ta njoh Kosovën si shtet ose Kosova duhet të heq dorë nga shtetësia e vet dhe t’i bashkohet Serbisë ose Shqipërisë përndryshe nuk ka shanse të jetë palë nënshkruese në një kohë që ajo nuk e njeh fare si shtet dhe e ka si pjesë të vetën, dhe një fazë që po e prezantojnë dhe që mund të jetë edhe fiktive Kosova nuk figuron fare dhe del kryeministri i Shqipërisë dhe na flet me teorinë e domateve se si Kosova duhet të jetë dhe si Kosova po vet izolohet”, thotë ai, raporton eo.

Mini-shengeni po kundërshtohet nga të gjithë liderët politikë në vend.

02/07/2020 22:47

Nga një ‘ushtar’ i Ibrahim Rugovës kaloi në partinë e Kadri Veselit, përgjigjet Hisen Berisha