Lajme

Zyrtari i LDK-së publikon “pazaret” mes qeverisë së Ramës dhe asaj serbe

11/11/2019 11:12
nga:B. D

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Grainca, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që nga filli ka qenë kundër Kosovës kështu duke bashkëpunuar me shtetin fqinjë, Serbinë, prapa shpinës së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Ai në Facebook ka publikuar disa dokumente që e tregojnë disa “pazare” siç i quan ai në mes Shqipërisë dhe Serbisë, një ndër to në fushën e transportit hekurudhor ku në protokoll, hekurudhat e Kosovës njihen si pjesë e Serbisë.

Postimi i plotë i Graincës:

Edi Rama që nga fillimi po bënte pazare mbrapa shpinës së Kosovës. Po ju sjell një Protokol për bashkëpunim në shumë fusha mes qeverisë së Ramës dhe Qeverisë serbe.

Ne fushën e transportit hekurodhor me këtë protokol hekurudhat e Kosovës njifen si pjesë e Serbisë.

Edi Rama që nga fillimi po bënte pazare mbrapa shpinës së Kosovës. Po ju sjell një Protokol për bashkëpunim në shumë…

Publiée par Blerim Grainca sur Dimanche 10 novembre 2019

12/12/2019 00:09

“LDK e zuri në befasi Vetëvendosjen”