Lajme

Zyrtari i LDK-së: Këto fjalë ia tham ambasadorit amerikan për koalicionin me VV-në

01/13/2020 21:08
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i LDK’së, Bardhyl Meta, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti të cilit i takon i ka bërë të qartë ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, se kanë vullnet për lidhjen e koalicionit me VV’në.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, dhe ish shefi i misionit të OSBE’së në Kosovë, William Walker, kanë vizituar sot zyret e LDK’së ku temë kyçe ka qenë lidhja e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen.

“Qëndrimi ynë ishte lidhja e koalicionit me VV’në”, ka thënë Meta.

Tutje ai ka shtuar se përgjegjësia për lidhjen e koalicionit mbetet mbi VV’në, si parti fituese e zgjedhjeve dhe Albin Kurtin.

Maliqi: Bllokadat e negociatave janë normale, s’ka zgjedhje të reja