Lajme

Zyrtari i LDK-së i përgjigjet VV-së për prezencën e diplomatëve në takim: Ne vendosim vetë

01/27/2020 21:15
nga:B. D

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fidan Rekaliu, ka reaguar lidhur me takimin e sotëm të liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, shkruan GazetaBlic.

Rekaliu përmes një shkrimi në Facebook i është përgjigjur VV-së e cila pas takimit u deklarua se nesër pritet që takimi me LDK-në të ndodhë në shoqërinë e ambasadorëve të QUINT-it dhe shefes së misionit të BE-së.

“Për LDK-në vendos vet LDK-ja!”, ka shkruar Rekaliu, duke iu referuar prezencës së ambasadorëve që po shihen si ndërhyrje për të arritur sa më shpejtë koalicionin.

Për LDK-në vendos vet LDK-ja!

Publiée par Fidan Rekaliu sur Lundi 27 janvier 2020