Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për pakënaqësitë që ka paraqitur bashkëpartiaku i tij dje, Haki Abazi, i cili nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit. Abazi përmes një postimi në Facebook tha se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet.
Lidhur me këtë deklaratë të Abazit, Konjufca ka thënë se i di problemet e tij dhe se janë të zgjidhshme.
“Nuk i di të sakta, por ka thënë se do të bashkëbisedojë me kryeministrin dhe shefen e grupit parlamentar. Mendoj që së bashku me ta do ta rregullojmë cdo paknaqësi që ai e ka shprehur në mënyre publike. Është zgjedhja e tij që ka dashur ta bëjë publike, por sa e kam kuptuar nuk ka dicka personale që me thanë që do të shkaktojë pasoja për grupin parlamentar. Të gjitha problemet që i ka janë të zgjidhshme”, tha Konjufca në Desku.
Ai madje tha se nuk ka të bëjë me atë që në një seancë të Kuvendit nuk iu dha fjala nga Konjufca.
“Ai e ka nda statusin në Facebook. Jo, absolutisht jo, unë jam shumë i hapur dhe në momentin që më kërkon takim, e kam takuar. I ka problemet të natyrave të tjera, nashta të mënyrës së funksionimit të grupit paralamentar, ka problem me relacionet me Qeverinë…”