Lajme

Zyrtari i lartë i LDK-së: Qasja e Vetëvendosjes po na largon nga marrëveshja

01/25/2020 12:32
nga:N.K

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e kanë përfunduar marrëveshjen e tyre finale, pas shumë përpjekjeve në dhjetra takime mes tyre, shkruan GazetaBlic.

Një takim i mundshëm LDK – LVV, pritet të ndodhë këtë vikend, sipas zyrtarëve të të dyja subjekteve.

Por këto dy parti dje dolën me disa qëndrime të kundërta, nga Vetëvendosje thanë se ata nuk heqin dorë nga posti i parlamentarit, ndërsa nga LDK-ja thanë se nuk lëshojnë pe për të njejtin post.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti, tha për GazetaBlic se ai nuk është në njohuri nëse Mustafa e Kurti kanë zhvilluar ndonjë takim, derisa u shpreh se qasja e VV-së se ata nuk heqin dorë nga pozita e kryeparlamentarit të Kosovës, është një qasje që i largon dy subjektet nga njëra-tjetra.

“Apsolutisht po tash për tash është ai qëndrim I LDK-së dhe nuk ka lëvizje në qëndrimet e deritanishme po nëse ka pasë takim nuk e di. Nuk është qasje që ofron por qasje që na largon dhe kjo mund të ndodhë edhe në taborin tjetër të LDK-së që na s’heqim dorë dhe këto koncepte apo ide që ne heqim dorë apo nuk heqim dorë, janë në kundërshtim me me vullnetin e shprehur për formimin e qeverisë”, tha Ahmeti.

Tutje që nga data 26 dhjetor 2019, pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, e mban Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa nga LDK-ja i kanë ofruar një ofertë VV-së, afati i së cilës përfundon ditën e nesërme, kur kërkohet dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit.

03/20/2020 00:58

“Tërhiqet” pak LDK, Ahmeti: Kurti ka edhe pak kohë të reflektojë, të heqë taksën e të kthejë Veliun në MPB