Lajme

Zyrtari i lartë i LDK-së: Nëse shkojmë në zgjedhje, PAN-i vjen në qeveri

12/16/2019 21:51
nga:B. D

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ndërsa ka folur për mosmarrëveshjet me VV-në për lidhjen e koalicionit qeverisës ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja nuk do t’iu konvenonte.

Muhaxheri shprehet i bindur se nëse shkojmë në zgjedhje, PAN-i vjen në qeveri.

“Nëse nuk bëjmë ne marrëveshje e ke të gatshme, vjen PAN-i në qeveri”, tha Muhaxheri.

Ai u shpreh i bindur se puna është e kryer dhe deri me 26 dhjetor do të arrihet edhe marrëveshja me presidentin.

Muhaxheri kështu iu kundërpërgjigj Albulena Haxhiut e cila tha se nëse LDK insiston në pozitën e presidentin atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

01/23/2020 13:28

Zyrtari i lartë i LDK-së: Mesazhi është i qartë, Amerika s’do zgjedhje, por zgjidhje