Lajme

Zyrtari i lartë i LDK-së – Albin Kurtit: Të hiqet taksa pa kushte

03/13/2020 22:14
nga:Gazeta Blic

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni thotë se taksa 100 qind për produkte serbe duhet të hiqet menjëherë.

Sipas tij, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të taksës.

“Tarifa duhet të hiqet pa kushte”, tha Hyseni i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së thotë se reciprociteti duhet të aplikohet në koordinim me SHBA’të.

“Reciprociteti të aplikohet në pika të veçanta pas dakordimit me Shtëpinë e Bardhë dhe Bashkimin Europian.

“Qëndrimi i LDK’së ka qenë i qartë dhe iu ka konfirmuar Kurtit dje nga Mustafa”, sqaroi ai.

Kosova ka humbur ndihma amerikane si pasojë e mos heqjes së taksës e cila po i kërkohet vazhdimisht kryeministrit Albin Kurti.

04/19/2020 22:18

Edhe Skender Hyseni e thotë “fjalën” e tij: Jemi gati për Qeverinë e re