Lajme

Zyrtari i lartë i AAK-së: LDK s’është e gatshme të pranoj rolin e partnerit të poshtëruar nga qeveria Kurti

01/09/2020 14:53
nga:B. D

Zyrtari i larti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka komentuar pengesat e koalicionit të VV-së dhe LDK-së, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pengesat VV-LDK janë më të thella sesa posti i Presidentit apo ministritë.

Ai thotë se LDK nuk është e gatshme të pranojnë të jenë të nënshtruar nga qeveria Kurti.

Nitaj shton se sido që të jetë përfundimi i diskutimeve, i ka humbur më kuptimi i një qeverie ndryshe siç pretendohej të jetë më parë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Mosmarreveshjet midis VV dhe LDK duket se jane me te thella se sa nje post presidenti apo ministri, ose jane shume me serioze se sa kaq. Eshte pak e besueshme qe LDK te ngul kembe per kaq pak, por problemi mund te jete diku tjeter!
Me gjase shume ne LDK, nuk jane te gatshem ta pranojne rolin e nje partneri te nenshtruar, per te mos thene te poshteruar ne nje qeveri “Kurti”!
Ky i fundit tashme i ka ndermarr disa veprime qe mund te kuptohen edhe si perpjekje per nenshtrimin e partnerit, sado qe nuk e ka fare problem t’i nderroje qendrimet edhe ne momentet e fundit.
Te vemendshmit mund ta verejne se Albin Kurti po shperfaq synime me te medha se sa postin e kryeministrit te Kosoves. Me gjase atij i eshte mbushur mendja per rrugen e nje lideri PanShqiptar, nese ia rroke natyrisht!
Dhe nuk perjashtohet qe ne perpjekje per te marre gjithcka, te mbetet pa asgje, ose qe grupi i interesxhive brenda LDK-se, mos te shohe asgje pertej posteve ministore dhe mandatit te deputetit, dhe ta pranoje nje marreveshje sado e pafavorshme qofte ajo per LDK-ne!
Cilido qe te jete perfundimi, tashme i ka humbur kuptimi nje aleance te proklamuar per nje qeveri ndryshe! Gjithcka eshte shnderruar ne nje tuxharllek ordiner!
MN

Mosmarreveshjet midis VV dhe LDK duket se jane me te thella se sa nje post presidenti apo ministri, ose jane shume me…

Publiée par Muharrem Nitaj sur Jeudi 9 janvier 2020

02/17/2020 10:04

Haradinajt dhe përfaqësuesit e AAK-së bëjnë homazhe tek Rugova e Zahir Pajaziti