Sporti

Zyrtare: Ylli nënshkruan me ish-basketbollistin e LA Lakers, Vander Blue

02/27/2020 09:59
nga:M K

Skuadra nga “13 Qershori” po vazhdon ndryshimet në Roster kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në fund të afatit kalimtar.

Përderisa mbrëmë, me marrëveshje të dyanshme ndërprenë bashkëpunimin me Keith Frazier, sot “Xhebrailat” kanë zyrtar arritjen e marrëveshjes me ish-basketbollistin e klubit të famshëm nga NBA, LA Lakers, Vander Blue, shkruan GazetaBlic.

Blue, ishte pjesë e skuadrës nga “Staples Center” në vitet 2014/2015, ku kishte luajtur dy ndeshje dhe 2017/2018, 5 ndeshje.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Boston Celtics në edicionin 2013-2014.

Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve nga therandasit.

Zyrtare!Vander Blue i bashkohet ekipit tone!.Golden Eagle Ylli ka arritur marreveshje me Vander Blue deri ne fund te…

Publiée par K.B. Golden Eagle YLLI sur Jeudi 27 février 2020

/GazetaBlic/

02/01/2020 09:25

Nesër super-derbi Ylli – Rahoveci, kë favorizojnë statistikat