Sporti

Zyrtare: Vjen vendimi i madh për telenovelën ‘KB Peja’

09/06/2018 20:54
nga:M K

Ka qenë shumë e përfolur gjatë muajve të fundit.

Fjala është për skuadrën e basketbollit, Peja, e cila si duket do të përfundojë në gjendjen më të keqe të mundshme, shkruan GazetaBlic.

Para pak çastesh edhe zyrtarisht u mësua refuzimi i kërkesës nga zyrtarët e basketbollit kosovar për të mos i lejuar ‘shqiponjat’ të marrin pjesë në elitë.

Arsyeja vazhdon të mbetet e paqartë për drejtuesit e të ‘verdhëve’, sipas të cilëve bordi i FBK-së është kapur nga njerëzit e KB Prishtinës, e cila tashmë ka konfirmuar marrëveshjen me sponzorin e ri, Z Mobile.

Superliga e Kosovës në basketboll pa pejanët, padyshim se do të jetë e mangët, mirëpo mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim.

/GazetaBlic/

11/13/2019 14:06

KB Peja e pret Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike