Sporti

ZYRTARE: Valencia – Atalanta me dyer të mbyllura

03/04/2020 20:58
nga:M K

Pak momente pasi u zyrtarizua fakti se të gjitha aktivitetet në Itali do të jenë me dyer të mbyllura deri më 3 Prill, ka ardhur edhe njoftimi nga Spanja se një tjetër duel do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë.

Kështu raportohet nga gadishulli Iberik, teksa citojnë fjalët e ministres së shëndetësisë publike në Spanjë, Ana Barceló, përcjell GazetaBlic.

“Vendimi që ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve, pra në Mestalla, të zhvillohet pa tifozë tashmë është zyrtar, për më tepër i pakthyeshëm. Kjo nuk po bëhet për shkak të sigurisë së nevojshme për ta kontrolluar secilin që hyn në stadium, por për të mirën e përgjithshme”, thuhet të ketë thënë ajo në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë duelin e parë të zhvilluar në Meazza, e fituan zikaltërit nga Bergamo, bindshëm 4-1, për të madh kështu një hap të madh drejt historisë së titulluar, çerekfinalja e turneut më prestigjioz për klube në kontinentin e vjetër.

/GazetaBlic/

03/10/2020 10:38

Formacionet e mundshme: Valencia – Atalanta