Sporti

Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me PSG-në, ia prish planet Juventusit

05/25/2019 18:11
nga:Ideal

Tuchel zëvendësoi, Unai Emery në ‘Parc des Princes’ verën e kaluar dhe ndihmoi klubin të mbante titullin e tretë të njëpasnjëshëm në Ligue 1 – pasi përfunduan 16 pikë përpara Lille-së.

Por nuk ka qenë i thjesht ky sezon për ish-menaxherin e Borussia Dortmund – ekipi i të cilit PSG humbi në finale të Coupe de France dhe çerekfinalet e Coupe de la Ligue, përcjellë GazetaBlic.

Po ashtu Tuchel dhe skuadra e tij u mposhtën nga Man United në Ligën e Kampionëve.

Por pavarësisht kësaj Tuchel ka vendosur të rinovoi kontratën edhe për dy vite me skuadrën milionere.

Tuchel tha: “Jam i kënaqur që zgjas kontratën dhe angazhimin tim për Paris Saint-Germain. Dua të falënderoj kryetarin dhe të gjithë klubin për besimin e tyre për mua dhe stafin tim.

/GazetaBlic/