Euro2024

Zyrtare: Thomas Muller pensionohet nga kombëtarja gjermane

07/15/2024 12:09
nga:Lorik J

Futbollisti, Thomas Muller, fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 dhe ylli i Bayern Munich, njoftoi se do të pensionoht nga kombëtarja.

“Pas 131 ndeshjeve ndërkombëtare dhe 45 golave, sot i them lamtumirë kombëtares gjermane”, ka bërë të ditur ai në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale.

Ndeshja e fundit e Müller-it për kombëtaren ishte në çerekfinalet e Kampionatit Evropian vendas, kur Spanja eliminoi Gjermaninë me golin e Mikel Merino në minutën e 119-të.

Muller për herë të parë ka veshur fanellën e kombëtares gjermane A në mars të vitit 2010 dhe që atëherë ka luajtur në katër kampionate botërore dhe katër kampionate evropiane. Me 131 paraqitje në kombëtare, ai është në vendin e tretë në listën e të gjitha kohërave pas Lothar Matthaus (150) dhe Miroslav Klose (137).

/GazetaBlic Sport